PLD: Me formimin e Qeverisë së re nuk do të ketë ndarje në përkatësi etnike

Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë në një kumtesë dërguar mediave thotë se të gjithë duhet të përkushtohen në formimin e Qeverisë së re reformuese të Maqedonisë, ku nuk do të ketë nacionalizëm dhe ndarje në përkatësi etnike.

“Procesi për formimin e shumicës së re parlamentare patjetër duhet të lidhet me formimin e Qeverisë së re në Maqedoni dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Proceset demokratike në shtet patjetër duhet të vazhdojnë. Të gjithë së bashku duhet të përkushtohemi në formimin e Qeverisë së re reformuese, prioritet i së cilës do të jetë zhvillimi ekonomik dhe agjenda evropiane, dhe nuk do të ketë nacionalizëm dhe ndarje në përkatësi etnike”, thuhet në kumtesën e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button