Madagaskar: Cikloni ua merr jetën së paku 78 personave

Të paktën 78 persona e humbën jetën nga cikloni “Enavo”, i cili e goditi Madagaskarin javën e kaluar, kumtuan autoritetet lokale.

“Dëmi është i madh kudo ku kaloi cikloni. Të paktën 78 persona e humbën jetën si pasojë e ciklonit, duke i përfshirë ato familje të cilat e humbën jetën si pasojë e rrëshqitjes së tokës, ndërsa 153 mijë janë zhvendosur prej shtëpive të tyre për shkak të motit të keq”, deklaroi shefi i Byrosë nacionale për menaxhim me kriza.

Cikloni e goditi pjesën verilindore të Madagaskarit të martën e kaluar, shkatërroi rrugë dhe shkëputi lidhjet me rajonet Antalaha, në të cilin jetojnë 230 mijë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button