Ivanov: Krijuam një imazh të ri për shtetin

“Kur e prezantojmë shtetin jemi njëzëri, jo si më parë, ku secili institucion kishte qëndrimin e  tij”, tha Gjorgje Ivanov në tubimin promovues në Negotinë.

Ivanov tha se gjatë mandatit tim treguam se kur punohet në ekip arrihen rezultate.

“Qytetarët gjatë viteve që kaluan mirë mund ta bëjnë dallimin, se kush e respekton dhe kush e donë shtetin dhe kush mendon vetëm për vete. Për këtë motoja e fushatës time është  Maqedonia është parasë gjithash”, tha Gjorgje Ivanov.

Ivanov, theksoi gjithashtu se qytetarët mund vetë ta shohin se si krijohet fytyra e re e Maqedonisë, duke ndërtuar autostrada, fabrika të reja, fakultete të reja.

Ivanov gjatë ditës zhvilloi takime edhe me qytetarët e Radishanit dhe Butellit.

Zhvillimi ekonomik i Republikës së Maqedonisë përmes promovimit të potencialeve ekonomike dhe volitshmërive investuese, do të jenë në fokusin e kandidatit presidencial të VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov. 

Qëllimi, siç theksoi Ivanovi në takimet e sotme me banorët e lagjeve Butel dhe Radishan, është avancimi i standardit të jetesës së popullatës dhe krijimi i perspektivave më të mira për të rinjtë në vend. 

Gjatë vizitës në komunën Butel, Ivanovi ishte i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Brendshme dhe bartëse e listës në Njësinë zgjedhore 2 nga VMRO-DPMNE, Gordana Jankulloska, ndërsa realizuan takim edhe me shoqatata e pensionistëve në komunë.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button