Siri, fiset arabe do të formojnë ushtri kundër DEASH-it dhe PYD/PKK

Liderët e fiseve arabe në Siri, vendet e të cilëve janë pushtuar nga organizatat terroriste, PYD/PKK dhe DEASH, kanë vendosur të formojnë një ushtri për të luftuar kundër tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 50 liderë të fiseve arabe të rajoneve Rakka, Haseke dhe Dejr ez-Zor, janë takuar në hotel Harran, në Shanllëurfa të Turqisë.

Takimi është zhvilluar nën moton “Kryesia e fiseve siriane të rajonit të Eufratit dhe El Xhizre-s”, ndërsa tema e takimit ishte: “Me përpjekjet tona të përbashkëta të mundësojmë që të nxjerrim nga rajonet tona forcat e Asadit, forcat ruse, iraniane, Hizbullahun, DEASH-in dhe PYD-në”.

Zëdhënësi i liderëve të fiseve arabe të Sirisë, Mudar Hamad El-Esaad, ka deklaruar se për të pastruar organizatat terroriste nga rajoni El Xhezire dhe Eufrat në Siri do të formojnë ushtrinë “Ushtria e El Xhezire-s dhe Eufratit”.

Ushtria e themeluar do të drejtohet nga komandantë të ndarë nga ushtria siriane dhe komandantë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Në një fjalim të mbajtur në këtë takim, lideri i fisit Shajtat, Shejf Rafi er-Raxho Ukla, tha: “SHBA-ja ndihmon PYD-në. PYD nuk ka ndonjë ndryshim nga DEASH-i. PYD ka nxjerrë shumë njerëz nga shtëpitë e tyre. Në mbi 50 fshatra arabë banorët janë nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre.”

Ukla ka thënë se në Siri mbjellin terror duke përdorur maskat e fesë dhe nacionalizmit. “Faktori ndërkombëtar nuk bëri atë që duhet për luftëtarët ndërkombëtar që lejuan të hyjnë në vend dhe largimin e terrorit të sjellë nga ata. Ne që në fillim kemi dhënë një kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit.”

Ukla i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i ndihmojnë për të pastruar rajonin El Xhizre dhe Eufrat nga regjimi i Asadit, DEASH-i dhe PYD.

Duke vënë në dukje se këtë thirrje duhet ta dëgjojë edhe SHBA-ja, Ukla në vijim ka falënderuar Turqinë, për strehimin e mbi 3 milionë sirianëve, dhe Katarin dhe Arabinë Saudite për ndihmën e dhënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button