BE-ja kundër Rusisë: ai zgjat sanksionet

Bashkimi Evropian ka marrë vendim për të zgjatur me 6 muaj afatin e sanksioneve që kanë në objektiv zyrtarët rusë dhe për separatistët në Ukrainë për shkak të veprimeve kërcënuese ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i BE-së bëhet e ditur se është zgjatur deri më 15 shtator të vitit 2017 afati i sanksioneve.

“Nuk ka arsye për ndryshim të sanksioneve në zbatim. Në listën e sanksioneve ndodhen 37 kompani dhe 150 persona për të cilët zbatohet ngrirja e aseteve dhe zbatimi për ndalimin e vizave”, thuhet në deklaratë.

Sanksionet në fjalë kanë nisur fillimisht në mars të viti 2014 për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Gjithashtu me sanksionet në fjalë synohet që t’i ushtrohet presion Rusisë që të zbatojë në Ukrainë marrëveshjen për armëpushim të Minskut.

BE-ja ka vendosur edhe sanksione ekonomike në sektorë të caktuar që zbaton kundër Rusisë për shkak se ka vendosur nën kontrollin e saj Krimenë dhe Sevastopolin në mënyrë të paligjshme.

Si pasojë e sanksioneve ekonomike 28 vendet anëtare të BE-së nuk mund t’i shesin armë Rusisë ndërsa është vendosur kufizimi që Rusia të marrë nga vendet e BE-së disa teknologji që përdoren në sektorin e naftës dhe të gazit. Poashtu sanksionet përfshijnë edhe bankat publike ruse dhe të njëjtat do të injorohen nga sektori i financave në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button