Bejta: Fitorja e BDI tregon fuqinë e votës shqiptare, ndaj partive maqedonase

Kryetari i Shtabit komunal zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta i shoqëruar nga anëtari i shtabit Bashkim Hasani, kandidatët për deputet Jamin Sinani dhe Jusra Abdurraimi – Azizi, vizituan shtabet zgjedhore në Lagjet Beg, Tregu dhe në fshatin Çegran. 

Në fjalën e tij Nevzat Bejta Shef i Shtabit komunal zgjedhor të BDI-së në Gostivar tha se ka shumë arsye pse duhet mbështetur Bashkimi Demokratik për Integrim si parti e cila punon për çështjen kombëtare. 

“Gjatë gjithë  karrierës sime politike kam qenë dhe do vazhdoj të jem në çdo shtëpi të shqiptarëve për ti dëgjuar hallet edhe problemet e tyre dhe për t’ju dhënë udhëzime se pse duhet të votohet Bashkimi Demokratik për Integrim. Me krenari shkoni dhe bisedoni me çdo anëtar të çdo familje të cilët në forma të ndryshme i kanë mashtruar partitë tjera për interesat e veta personale, ftoni që ti bashkohen Bashkimit Demokratik për Integrim për shkak se kjo parti nuk është formuar për qejfin e dikujt, por është formuar për ti mbrojtur interesat kombëtare të kombit shqiptar”, tha Nevzat Bejta.

“Në si BDI dalim të bashkuar dhe për ti bashkuar shqiptarët. Fitorja e madhe Bashkimit Demokratik për Integrim i duhet për tu treguar partive maqedonase se vota e shqiptarëve është shumë e fuqishme dhe sa më shumë vota të merr BDI-ja, aq më të fuqishëm dhe të rëndësishëm do jenë votuesit shqiptarë në Maqedoni, sa më shumë vota të merr BDI-ja dhe Ali Ahmeti ne si shqiptarë do të jemi më të fortë edhe para faktorit ndërkombëtar. Prandaj mos lejoni që të shpërndahet vota e qytetarëve shqiptarë”, tha Shefi i Shtabit komunal zgjedhor të BDI-së, Nevzat Bejta. 

Jusra Abdurraimi – Azizi kandidate për deputete para bashkëvendësve të saj tha se BDI-ja është një familje e madhe.

“Ne të gjithë e dimë se BDI-ja fiton dhe të gjithë e dimë që është një nga familjet më të mëdha që e ka mbështetjen nga masa më e madhe e popullatës dhe kjo tregon se është më e mira. Këtë dua ta lidh me thënien e një profesorit tim, ai thoshte: Bëni dallimin mes fjalëve: “Është e bukur se më pëlqen”, “Më pëlqen se është e bukur” dhe ju duhet ta votoni BDI-në se ju pëlqen se është më   e mirë dhe pëlqehet nga të gjithë. Nëse dalim të gjithë me 27 prill fitorja është e jona”, tha para të pranishmëve kandidatja për deputete Jusra Abdurraimi -Azizi.     

Lajme të ngjashme

Back to top button