Koxias dhe Tilerson biseduan edhe për Maqedoninë

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias dje në Uashington u takua me sekretarin amerikan të shtetit Reks Tilerson me të cilin kanë biseduar për shumë çështje, midis të cilave edhe për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.

Në një deklaratë pas takimit, në pyetje të gazetarëve nëse kanë biseduar edhe për Shkupin, Koxias u përgjigj se nuk kanë folur veçanërisht për Shkupin, por se kur i ka sqaruar çështjet lidhur me stabilitetin në rajon, Tilerson është përqendruar në jostabilitetin i cili ekziston te “fqinji verior i Greqisë” dhe përpjekjet që të stabilizohet.

Gazetari pastaj e ka pyetur Koxias çka ka qenë në fokusin e vëmendjes së sekretarit amerikan të shtetit.

“Ai e fokuson vëmendjen e tij në forcat të cilat, sipas mendimit tim, e destabilizojnë rajonin”, u përgjigj Koxias.

Në pyetje të gazetarëve se cilat janë ato forca, shefi i diplomacisë greke i porosit që “atë ta marrë si detyrë shtëpie”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button