Opozita siriane thotë se nuk merr pjesë në bisedimet paqësore

Grupet opozitare në Siri thonë se nuk do të marrin pjesë në bisedimet paqësore, që pritet të fillojnë sot në Astana të Kazakistanit, duke e fajësuar mosgatishmërinë e Rusisë dhe Sirisë për ta respektuar armëpushimin e arritur në muajin dhjetor, njofton REL.

“Aktualisht, vendimi është që të mos shkojmë, si pasojë e vazhdimit të krimeve të Rusisë në Siri kundër civilëve dhe mbështetjen e saj për krimet e regjimit të Sirisë”, tha Osman Abu Zaid, zëdhënës i forcave kryengritëse opozitare në Siri.

Grupet kryengritëse në Siri më 11 mars kanë kërkuar shtyrje të bisedimeve në Astana dhe thanë se takimet e mëtejshme do të varen nëse qeveria e Sirisë dhe aleatët e saj do ta respektojnë armëpushimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button