Maqedoni, qeveria japoneze ndau 370.000 euro për gjashtë projekte

Gjashtë institucione nga Maqedonia të hënën nënshkruan marrëveshje për grant me Qeverinë japoneze në vlerë të përgjithshme prej 368.626 euro për projekte të cilat janë të orientuara ndaj përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Marrëveshjet janë të dedikuara për rehabilitimin e shkollave fillore “Shën Klimenti i Ohrit” në fshatin e Strugës Drasjallca dhe “Vuk Karaxhiq” në Kumanovë, për pajisimin e Rajonit planor të Pellagonisë me mekanizëm për parandalim nga vërshimet, pajisimi i Klinikës universitare për gastroenterohepatologji me aparaturë mjekësore, pajisjim i Njësisë së zjarrfikësve në Komunën e Velesit me automjet të ri të zjarrfikësve si dhe pajisim të Spitalit të përgjithshëm Ohër me automjet të ambulancës Mjetet janë siguruar përmes Programit “Grant ndihme për mbështetjen e projekteve të vogla – GGP, të themeluar nga Qeveria e Japonisë”.

Tojokazu Kubota, ushtrues i detyrës ambasador në Ambasadën japoneze në Shkup në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve tha se kjo është shuma më e madhe në dhjetë vitet e fundit që është ndarë për GGP projekte në Maqedoni për një vit. Ky program në Maqedoni zbatohet në vitin 1996 dhe deri më tani janë realizuar mbi 100 projekte nëpër tërë shtetin me vlerë të përgjithshme prej rreth gjashtë milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button