Aktakuzë penale për terrorizëm kundër të pandehurit B.U.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti sot aktakuzë kundër personit B.U., për veprën penale: organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist në tentativë, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Aktakuza u ngrit pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Sipas saj, për të pandehurin B.U. ekziston dyshimi i bazuar mirë se ai, në periudhën kohore korrik 2014 deri në fund të muajit nëntor 2014, ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit-organizatës terroriste ISIS, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri.

“Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri, për veprën penale që akuzohet, të shpallet fajtor dhe të gjykohet sipas ligjit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button