UNICEF: Dhuna mbi fëmijët në Siri vitin e kaluar ka arritur nivel rekord

Dhuna mbi fëmijët në Siri gjatë vitit të kaluar ka arritur nivel rekord, paralajmëroi sot Fondi i fëmijëve të KB-së (UNICEF), i cituar nga DPA.

UNICEF kumtoi se në viti n 2016, 652 minorenë janë vrarë në këtë vend të përfshirë nga konflikti, që është shifra më e lartë gjatë tre viteve të ardhshme, pasi që organizata e verifikon këtë statistikë.

Mbi 850 fëmijë kanë marrë pjesë në veprimet luftarake, që është dy herë më shumë sesa në vitin paraparak 2015.

Pas gjashtë viteve luftë civile, gjashtë milionë fëmijë sirianë janë të varur nga ndihma humanitare. Disa milionë janë të shpërngulur brenda vendit, ndërsa 2,3 milionë udhëhiqen si refugjatë në vendet e huaja.

“Niveli i vuajtjes së fëmijëve në Siri është pa precedent. Të gjithë ata janë të detyruar në jetë me pasoja të tmerrshme për shëndetin e tyre, mirëqenien dhe të ardhmen”, paralajmëroi UNICEF.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button