Moti gjatë ditëve të ardhshme me ndryshime drastike

Ditëve në vijim për shkak të lëshimit të erërave veriore do të mbizotëroje mot me re të ndryshueshme me periudha të shkurtra të prezencës së diellit. Deri të martën do të ketë kushte për shi të dobët lokal kurse në disa vende me lartësi malore do të ketë edhe reshje te dobëta të dëborës, njofton Portalb.mk.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, fillimisht në perëndim, do të ketë reshje të shiut, kurse në vende malore reshje të dëborës. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe të ndryshueshëm.

Gjatë orëve të mbrëmjes dhe të vonshme dëborë mund të pritet edhe në disa vende me lartësi mbidetare mbi 800 meta. Do të krijohet edhe shtresë e hollë e dëborës.

Edhe në mëngjesin e ditës së nesërme në pjesët lindore do të ketë reshje lokale të shiut dhe dëborës. Gjatë javës temperaturat e mëngjesit do të jenë në minus, në interval prej -3 deri më 4 gradë Celsius, kurse ato të ditës do të sillen prej 7 deri 15 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button