Hahn: BE akordoi 30 milionë euro për Maqedoninë dhe Serbinë për refugjatët

Johanes Han nëpërmjet një shpërndarjeje në Twiter bëri të ditur se Bashkimi Evropian sot akordoi 30 milionë shtesë euro ndihmë për sanimin e pasojave nga kriza e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor, njofton Portalb.mk.

Mjetet dedikohen për Maqedoninë, Serbinë dhe për shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa do të shfrytëzohen për nevojat e menaxhimit të kufijve dhe valës së emigrantëve, për sigurim të akomodimit dhe shërbimeve për emigrantët dhe refugjatët, si dhe për mbështetje të bashkësive lokale.

Komisioni Evropian theksoi se këto para janë miratuar krahas 59 milionë eurove, të cilat tashmë i janë akorduar Maqedonisë dhe Serbisë nga fillimi i krizës së emigrantëve në vitin 2015.

“Pakoja e miratuar do të ndihmojë në përmirësimin e mëtutjeshëm me kapacitetet drejtuese, kur janë në pyetje kufijtë dhe emigracioni në rajon. Do të mundësojnë vazhdim të mbështetjes së policisë kufitare me qëllim që kontrollimi i kufijve të zbatohet konform standardeve evropiane dhe me qëllim të ndalimit të kontrabandimit të njerëzve. Mjetet do të sigurojnë mbështetje të mëtutjeshme për ata që janë përgjegjës për sigurimin e nevojave themelore të emigrantëve dhe refugjatëve, siç është akomodimi, shërbimet shëndetësore, por edhe mbrojtjes, sidomos grupeve më të ndjeshme”, thuhet në kumtesën e KE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button