PDSH-Strugë, i bën thirrje Kuvendit të tërheqë listën e kandidatëve për deputet

Pas publikimit të kandidatëve për deputet nga Kuvendi Qendrorë i PDSH-së dhe reagimet që pasuan në mjetet e informimit, dorëheqja nga lista e kandidatëve që janë pjesë e sajë, reagimet e nëndegëve Forumi i Gruas dhe RDSH-ja, kryesia e degës së PDSH-së në Strugë, thirri mbledhje urgjente me të vetmen rend të ditës, diskutim rreth situatës së krijuar pas shpalljes së listës së kandidatëve për deputet.

Në takim morën pjesë, kryesia e degës, kryetarët e nëndegëve, anëtarët e kryesisë qendrore, Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas në Strugë.

Në komunikatën e Degës së PDSH-së, në Strugë thuhet se ,pas diskutimeve të shumta dhe qëndrimeve nominale nga çdo nëndegë, takimi solli këto konkluzione:

Dega pranon dhe merr për obligim të informojë Kuvendin Qendror për tërheqjen e të gjithë kandidatëve që vijnë nga Struga, përveç kryesuesit të listës;

Njëkohësisht Dega i bën thirrje Kuvendit Qendror, të tërheqë listën e propozuar dhe të nisë konsultat me degën e Strugës, për tejkalimin e kësaj situate, në të kundërtën dega nuk do të mbajë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button