Rasti “Kumanova”: Kallaçi e akuzon Artan Grubin

Ka vazhduar sot seanca gjyqësore për rastin “Kumanova”, ku para gjykatës është rrëfyer i akuzuari Shefqet Kallaçi. Kallaçi ka zbuluar biseda me politikanë, kontaktet e grupit mes vete, si dhe sjelljen e policisë dhe njësitit special pas dorëzimit të një pjese të grupit, raporton gazeta Lajm.

“Më 8 maj Mirsad Ndrecaj i ka bërë presion grupit që ishte në Hotël të vijnë sa më shpejt në Kumanovë. Më 8 maj Ndrecaj na tha që do të rrimë edhe një javë. “Çashtu e kam punën une. I di unë punët”- na tha Ndrecaj. Pak pas mesnate (9 maj) ka ardhur një pjesë e grupit nga fshati Hotël. Unë atë  natë kam qenë roje, nga ora 00-04. Ora tre kam vërejtur vetura të dyshimta, në rrugën kryesore. Kam dërguar njërin prej djemve të njoftoj Mirsad Ndrecajn. Pastaj kam vërejtur një furgon të dyshimtë, që ka lëvizur në të njëjtën rrugë 4 herë. Pastaj kam vërejtur se më furgon të së njëjtit tip na transportojnë në burg”, ka dëshmuar Kallaçi.

Sipas tij, krismat kanë nisur pas thirrjes së ezanit të sabahut. Ai tregon se pasi është ndërprerë rryma në lagje, as ezani nuk është dëgjuar deri në fund dhe kanë filluar krismat.

“Ka pasur gjuajtje edhe nga helikopteri. Nga droni mund të vërtetohet kush ka nisur me gjuajtjet dhe si na kanë sulmuar. Si dhe, kush ka qenë i veshur me unifromë apo i armatosur”, rrëfeu ai.

Kallaçi para gjykatës ka shpalosur dyshime për obduksionin e Mirsad Ndrecaj.

“E kam pyetur avokatin Naser Raufi se pse nuk qëndron ora e vrasjes. Pastaj, largësia e Mirsadit dhe Sami Kastriotit ka qenë 1 cm. Ata nuk janë vra aty ku janë fotografuar. Sulejman Osmani duhet të jetë këtu. Edhe përgjimet është dashur të zbardhin shumë punë”, veçon Kallaçi.

Ai thekson se përgjimet janë montuar.  “Disa nga përgjimet mungojnë. Biseda se nga e kam marrë numrin e OSBE-së, si e kam marrë numrin e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, për çfarë arsye më është dhënë numri i tyre… Përgjimet e Sasho Mijallkovit, Gordana Jankullovskas, Çavkovit nuk na janë prezantuar nga ana e Gjykatës”, deklaroi Kallaçi.

Gjykatësja e ka siguruar të akuzuarin se avokati mbrojtës i ka të gjitha dokumentet, që i ka në shqyrtim edhe vetë gjykata. Kallaçimë pas ka zbuluar edhe bisedat me Artan Grubin dhe OSBE-në në ditën e 9 majit.

“OSBE ma ka dhënë numrin e Artan Grubit dhe Ali Ahmetit, sipas tyre, këtyre është dashur t’ua sqarojë punën. E marrë në telefon Artan Grubin dhe i them se po lajmërohem nga Lagja e Trimave, jam UÇK. I tregova se e kam thirr edhe Ali Ahmetin dhe se më është lajmëruar njëfarë Xhevat Ademi. Artani më tha se është me Ali Ahmetin në mbledhje. Pastaj i kam treguar OSBE-së se nuk i thirr më këta të BDI-së se nuk ka gjë prej tyre dhe a mund OSBE të ndihmojë në ndaljen e gjuajtjeve që të munden familja e Shaban Jasharit, Fadil Fejzullahut dhe vet Irfan Lutfiu të dalin nga lagjja”, tha Kallaçi.

Ai akuzoi Artan Grubin, por pa precizuar se ku e bazon akuzën e tij.

“Unë personalisht e akuzoj Artan Grubin për prishjen e armëpushimit”, pohoi Kallaçi.

Kallaçi është ndjerë i tradhtuar se pse gjatë dorëzimit nuk ka parë persona të OSBE-së.  “Pasi jemi dorëzuar edhe pse me duar lidhur kanë dashur të na vrasin. Kam parë se si një polic ka ndalur një tjetër nga njësiti që të na vret. Na kanë gjunjëzuar me kokë nga muri, pastaj kam parë Sulejman Osmanin se si bisedon me një polic. I njëjti pastaj Sami Ukshinin e thirri me “Sokoli”- në bazë të nofkës. Sulejman Osmani i ka dhënë edhe disa emra tjerë nga grupi, të cilët pastaj janë përdorur si mburoja të gjalla”, tha mes tjerash Kallaçi .

“Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur vullnet që të bëhet armëpushimi dhe me qëllim e kanë zgjatur armëpushimin, ku doli edhe konstatimi se grupi ka dashur që të dorëzohet nga orët e hershme të mëngjesit nga ora dhjetë, por armëpushimi nuk është plotësuar nga ana e ministrisë së punëve të brendshme”, deklaroi avokati mbrojtës Naser Raufi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button