Ish shefi i diplomacisë suedeze, Bilt interesohet nëse PEP do të reagojë ndaj krizës në Maqedoni

Ish shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bilt përmes profilit të tij në Twitter ka pyetur nëse Partia Evropiane Popullore (PEP) do të reagojë ndaj krizës politike në Maqedoni, duke shpërndarë analizë për situatën politike në vend.

“Partia qeverisëse maqedonase po luan me zjarr në rajon dhe  me mos- stabilitet edhe më të madh. A do të reagoj PEP?”, pyet Bilt.

Sot në Bruksel mbahet Samiti e Partisë Evropiane Popullore para mbajtjes së Këshillit Evropian.

Vitin e kaluar në Samitin e PEP, që është  mbajtur në tetor në Mastriht, Holandë, lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski nuk ishte i ftuar edhe pse PEP është parti simotër e VMRO DPMNE-së, që është anëtare e këtij Asociacioni të partive evropiane demokristiane.

Në Mastriht është ftuar vetëm kryeministri Emil Dimitriev, por ai është përgjigjur se nuk do të mund të merr pjesë.

Zëdhënësi i PEP, Zigfrid Muresan, atëherë deklaroi se në Samitin e Asociacionit ftohen vetëm politikanët më të lartë të renditur dhe ftesa s’mund të shkojë te dikush tjetër.

“PEP në samitet e saja fton politikanët me renditje më të lartë, të cilët i takojnë familjes sonë politike, në këtë rast kryeministri Emil Dimitriev. Ftesa për këto takime është personale dhe s’mund t’i jepet tjetër kujt. Kryeministri Dimitriev kërkoi falje se nuk do të merr pjesë në takim për shkak të obligimeve në vendin e tij”, deklaroi Muresan.

Gruevski ka marrë pjesë në Samitet e PEP në vitin 2014 dhe 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button