Turqit dominojnë në mesin e turistëve që vizitojnë Maqedoninë
Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2012 Maqedoninë e vizituan 351.359 turistë të huaj, ndërsa në vitin 2013 ky numër u rrit për mbi 15 për qind. Është rritur numri i bujtjeve të turistëve të huaj në vend. Sipas agjencisë turistike “Generalturist”, në vitin 2013 Maqedoninë e vizituan një numër i madh turistësh nga Turqia, ndërsa vetëm përmes aranzhmaneve të tyre në vend qëndruan mbi 8000 shtetas turq.
Turistët turq në Maqedoni më së shumti i tërheqë kryeqyteti, Shkupi. Mysafirët nga Turqia, mesatarisht, shpenzojnë edhe më shumë para në vend se sa cilët do turistë të tjerë të huaj që e vizitojnë Maqedoninë, thonë nga “Generalturist”.
Shtetasit e Maqedonisë në Turqi, ndërkaq, më shpesh i vizitojnë destinacionet e ndryshme detare, posaçërisht Antalinë, Bodrumin dhe Kushadasin, të cilat ofrojnë pushim të shkëlqyeshëm dhe argëtim, apo vendet si Pamuk Kale, Efes, Kapadokia dhe lokalitete të tjera ekzotike arkeologjike.