8 Marsi, Pse!? (Histori e shkurtër)

8 Marsi nuk është dita e nënave ashtu siç mendohet rëndom, është dita e femrës socialiste e cila me dinjitet luftonte për punë, për të drejta, barazi e për vendimarrje. Si ditë e shënuar për femrën çdokush ka të drejtën që të festojë apo protestojë. Rrënjët për këtë ditë gjenden në fund të viteve 1700, ku Mary Wollstonecraft duke ndjekur idetë e Jean-Jacques Rousseau’s, për herë të parë ngriti zërin dhe rëndësinë e femrës në shoqëri, ku shqetësimi i Mary Wollstonecraft ishte se nëse në një shoqëri të lirë nuk ka të drejtë vote gjysma e popullit të një vendi apo gjysma e popullit nuk është e kyçur në vendimarrje atëherë ç’kuptim do të kishte liria në këtë rast!? Si shkas dhe shkroi librin “Një përligjje e të drejtave të grave (A vindication of the rights of women)” në vitin 1792.
Këto ide ngacmuan edhe aktivistën e parë me origjinë shqiptare në filozofinë për të drejtën në vendimarje të femrës, Elena Gjikën (Dora d’Istria), ku dhe shkroi dy botime ku kërkonte trajtim të barabartë mes burrave dhe grave, (Les femmes en Orient) “Gratë në Orient” (1859) dhe (Des femmes, par une femme) “Rreth grave, nga një grua” (1869). Diku në vitin 1848 Evropa u ballafaqua me revolucione të mëdha nga punëtorët që iu pëlqente ideja e të qenit të barabartë kundër kapitalizmit dhe konservatorizmit të vjetërsuar Evropian. Këto lëvizje sikur hapën mundësi alternative që të shfaqen ideologji të reja dhe të përshtatshme për puntorët që kërkonin të jenë politikisht të barabartë. Nga ky vakum, si nevojë u krijua ideja e socializmit.
Në këto binare u formua edhe komunizmi i Karl Marx’it. Kjo u pa si mundësi e mirë edhe nga femrat që trajtimi i barabartë dhe të drejtat për punë të njihen edhe për ta. Nga të parat femra socialiste që qe e influencuar nga Marksizmi dhe që doli krah lëvizjeve të punëtorve është Rosa Luxemburg. Ajo u ekzekutua me 15 janar të vitit 1919, në Berlin nga truptat e Freikorps. Bashkërendëse të Rosa Luxemburg janë dhe Emma Goldman, Simone De Beauvoir, Clara Zetkin dhe Luise Zietz. Në fakt socializmi është nga frymat e para që sistemon femrën në jetën publike dhe vendimarje, duke patur parasysh se as në fillim të viteve 1900 nuk e gjenë femrën me të drejtë vote, si të qenit të pa aftë për proceset shoqërore (*për herë të parë e drejta e votës në tërësi në Zvicër do të njihej në 1991). Më 28 shkurt 1909, në SHBA për herë të parë do të organizohet dita e gruas nga Partia Socialiste Amerikane në nderim për Unionin e Zonjave Ndërkombëtare Punëtoret e Garmentit. Në gusht të 1910 u organizua koferenca ndërkombëtare e gruas duke i paraprirë Internacionales së Dytë Socialiste në Kopenhagë të Danimarkës. Luise Zietz në këtë konferencë do të propozonte që në kalendarin e festave të shpallet një ditë ndërkombëtare feste përcakutar vetëm për femrën. 19 marsi i 1911 për herë të parë u shënua me demonstrata si ditë ndërkombëtare e gruas në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Për herë të parë dita e gruas në 8 mars u shënua në 1914. Në vitin 1960 u krijua dhe organizata e parë feministe, Lëvizja Çlirimtare e Grave LÇG (Women’s Liberation Movement WLM). Bashkimi Sovjetik me 8 maj 1965, me një dekret nga presidenti, ditën ndërkombëtare të gruas do ta shpallte ditë jopune. Një vit më vonë në 1966 Beti Fridan krijoi Organizatën Kombëtare të Grave OKG. Ndër të parat femra shqiptare e frymëzuar nga këto lëvizje është Sevasti Dako – Qiriazi. OKB filloj ta njohë ditën ndërkombëtare të gruas në 1975 dhe në 1977 asambleja e përgjithëshme e OKBës shpalli 8 Marsin si ditë ndërkombëtare të gruas. Jo rastësisht simbol i 8 Marsit është trëndafili ngjyrë rozë.
Në vend të frymës revulucionare për barazi gjinore sot për “8 Mars” dëgjohen veç fjalë seksiste dhe urrejtëse (dhe këngë dasmash)!!!

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button