Greqi, protesta kundër masave shtrënguese

Në protestën kundër masave shtrënguese në Greqi, erdh deri tek përleshja mes bujqve dhe forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se një mijë bujqë shumica e të cilëve nga ishulli Kreta, u mblodhën para Ministrisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Ushqimit në sheshin Vathis në Athinë për të protestuar kundër masave shtrënguese.

Policia intervenoi me gaz lotsjellës protestuesve të cilët po përpiqeshin të hyjnë në ndërtesën e ministrisë.

Bujqit të cilët sulmuan policët dhe autobusët me shkopinj dhe gurë, i dogjën kontejnerët e mbeturinave përreth.

Në ngjarjet nuk kishte të lënduar, por në ndërtesën e ministrisë dhe përreth kishte dëme materiale.

Bujqit ankohen nga rritja e taksave dhe shpenzimeve për siguri sociale në kuadër të masave shtrënguese të cilat zbatohen për shkak të krizës që 8 vjet vazhdon në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button