Afganistan: Hapet qendra për gratë gazetare

Reporterët pa Kufij kanë hapur një qendër për mbrojtjen e gazetareve në Afganistan, që është shteti i dytë më i rrezikshëm për gratë gazetare, pas Sirisë, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Qendra do të lobojë për kushte më të mira në punë dhe për të drejta për gratë gazetare, përfshirë këtu edhe luftimin e diskriminimit në vendet e punës.Gjithashtu kjo qendër thuhet se do të punojë në ndryshimin e perceptimit se gazetaria nuk është profesion për gratë.

“Ne duam të mbështesim gazetaret, edhe ato në zonat e luftës dhe ato që janë nëpër organizata mediale, që të mbrojnë të drejtat e tyre dhe sigurinë e tyre fizike”, ka thënë presidentja e qendrës, Farideh Nikzad.

Sfidat më të mëdha janë siguria dhe abuzimi seksual në vendin e punës, tha Nikzad.

“Duke mbrojtur gratë gazetare, ne po mbrojmë lirinë e medias në Afganistan”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i grupit, Christophe Deloire.

Në Afganistan aktualisht janë 300 deri në 400 gra gazetare.

Ato e gjejnë veten në mes të militanëve talibanë dhe në anën tjetër familjeve të tyre, të cilët shpesh konsideojnë se ky profesion nuk është për një grua.

Katër gazetare janë vrarë më 2002 nga familjarët e tyre, pikërisht për këtë çështje. Ndërkaq, 13 gazetare të tjera janë vrarë nga forca të tjera gjatë vitit 2001, ka thënë kjo qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button