Guteresh i ka bërë thirrje botës që t’i ndihmojë Somalisë ta shmangë “më të keqen”

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot, gjatë vizitës në Somali, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare  që t’i bashkojë forcat që të evitohet “më e keqja” në vend, të cilës sërish i kërcënohet uria.

Afrika Lindore është kapluar nga thatësia dhe Somalia është në kulmin e urisë për herë të tretë në 25 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) mbi 6,2 milionë somalezë, sërish gjysma e popullatës, kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, ndërsa pothuajse tre milionë prej tyre janë të uritur.

Nga fundi i muajit të kaluar autoritetet e reja të vendor, e shkretuar nga lufta 20-vjeçare dhe krizat e vazhdueshme humanitare, ka shpallur gjendje të katastrofës natyrore.

“Më e keqja mund të evitohet”, theksoi Guteresh në Mogadishu pas bisedës me presidentin e ri somalaz, Mohamed Abdullahi Mohamed.

“Ka nevojë për ndihmë masive ndërkombëtare që të shmanget përsëritja e tragjedisë së vitit 2011”, potencoi sekretari i përgjithshëm i KB-së.

Pas takimit me presidentin somalez, Guteresh ka vizituar një kamp me refugjatë në provincën jugore Bej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button