MPJ e Shqipërisë dënon aktin vandal ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar mbi aktin vandal ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon sulmin e ditës së sotme ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir (Bitola), në këtë ditë të shënuar për gjuhën shqipe dhe të gjithë shqiptarët. Kërkojmë nga autoritetet e Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal dhe dënimin e autorëve. Sulmet e përsëritura ndaj Muzeut janë dëshmi e kërkesës për mbrojtje më efektive të kësaj trashëgimie të përbashkët nga autoritetet kompetente”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë, MPJ i bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të ndalojnë retorikën kundër shqiptarëve. “Kjo retorikë vetëm sa shpërqendron vëmendjen nga problemet reale të vendit, dëmton marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik. I bëjmë thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të mos bien pre e provokimeve por të tregojnë qytetari e maturi dhe të ruajnë besimin se kriza në vend do të zgjidhet në të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

LEXO: Hidhen koktej Molotov ndaj Muzeut të Alfabetit shqip në Manastir

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button