Kremlini dënon “histerinë e SHBA-së” ndaj Rusisë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e dënoi, siç tha ai, “histerinë në Uashingtonin zyrtar, histerinë në mediat amerikane” mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Ai tha se një gjë e tillë dëmton marrëdhëniet midis dy fuqive globale.

“Nuk mendoj se kjo përkon me interesat tonë kombëtarë”, tha Peskov në një bisedë me rrjetin televiziv CNN.

Peskov tha se është “e paimagjinueshme” se si një vend i fuqishëm si SHBA-ja trembet se një fuqi e jashtme mund të ndikojë historinë e saj politike.

Ai iu referua, siç tha, pretendimeve të disave se Rusia ka pirateruar emailet e Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve.

Komuniteti i inteligjencës në SHBA ka thënë se Rusia ka ndërhyrë në favor të zgjedhjes së Donald Trumpit president, i cili ka qenë kandidat i Partisë Republikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button