Rikthehet Dafina, publikon këngën e parë për tregun ndërkombëtar (VIDEO)

Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, Dafina Zeqiri më në fund ka sjell projektin e saj më të ri, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

Këngëtarja e njohur e cila qe një kohë po qëndron në SHBA sot ka lansuar këngën e parë për tregun ndërkombëtar dhe thotë se ka realizuar ëndrrën fëmijërore.

“Four Seasons” titullohet kënga e saj e parë nën grupin muzikor “Nusense”.

“Që kur kam qenë një vajzë e vogël ëndrra ime ishte të vija në SHBA dhe të bëhesha pjesë e showbizit. Sot po e lansoj këngën time të parë (Four Seasons). Është ëndërr e bërë realitet. Jam përherë falënderuese për ekipin e mrekullueshëm që besoi në talentin tim dhe jam shumë e lumtur të prezantoj këngën time të parë ‘Four Seasons’”, ka shkruar ajo në Instagram.

Kënga është publikuar në platformën “iTunes”, ndërsa së shpejti pritet të vijë edhe me videoklip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button