A do e rrokë Xhoni pushkën

Është për të ardhur gjynah se si një grup njerëzish të kriminalizuar po i shfrytëzojnë shkollarët dhe disa aktivistë të pavetëdijshëm për të shkaktuar incidente e për të luajtur lojëra luftarake me të cilat dëshirojnë të shpëtojnë vehten nga dënimi që po ju vie. Fillimisht me humbjen e pushtetit, e pastaj besa edhe me do dënime tëtjera .

Kam filluar të mendoj se do jetë ndonjë mallkim qëpo i sillet Maqedonisëvërdallë ,sepse,sa herë që njerëzit e sajë po fillojnë të kthjellen, diçka  po i tërheq në llumin dhe batakun e nacionalizmit të llojit mëprimitivballkanik që si ndonjë përbindësh po gllabëronshpresën, dritën, mirëkuptimin, dashurinë.Ndryshe nuk di të spjegoj faktin qëedhe pas njëçerek shekulli, ky shtet nuk po bëhet shtet dhe, në fakt, po shndërohet në gaz të botës.

Maqedonia, mjerisht, sot  po  perceptohet si një xhuxh i opsesionuar me madhështi e lashtësi fiktiveqënë vazhdimësijeton në ankth se Shqiptarët, ndonjë“fuqi e errët” nga jashtë apo tradhëtarët e mbrendshëm po ia bëjnë varrrin.Është tmer të jetosh me bindje se do të tësekuestrohet ose do të tëshitet  gjuha, flamuri, përkatësia kombëtare, kisha, heronjtë antikë, kufinjtë, teritori, fryma, ajri, uji…

Dhe, kuptohet, në një atmosferë të këtillë, të krijuar artificialisht dhe pa kurfarë nevoje, nxehen gjakrat e nxiten tensionimet që në këtë rast nuk janë vetëm ndëretnike po edhe brëndaetnike, provokohen incidente, nisin e dëgjohen boritë e luftës të cilave ju fryen retorika e budallakaftë shoveniste e dofarë liderëve politikë.

Kujdes nëna , mund t’ju digjet shpirti

Interneti eksplodoi, portalet dhe televizionet po digjen nga konspiracionet, dofarë mjeranë që në jetën e tyre nuk kanë marrë pushkë në dorë po i nxitin të rinjtë të bëhen hazër për luftë sepse “atdheu është në rrezik nga shqiptaro-komunistët”.Dhe, e gjithë kjo për shkak të platformës shqiptare të cilën as që e kanë lexuar këta që po e satanizojnë. E ajo, platforma shqiptare, me asgjë nuk e cenonas unitaritetin e shtetit  të Maqedonisë, as gjuhëen maqedone, asnjë “m” nga maqedonizmi nuk po rrezikohet nga ajo.

Është për të ardhur gjynah se si një grup njerëzish të kriminalizuar po ishfrytëzojnë shkollarët dhe disa aktivistë të pavetëdijshëm për tëshkaktuar incidente e për tëluajtur lojëra luftarake me të cilat dëshirojnë të shpëtojnë vehten nga dënimi që po ju vie. Fillimisht me humbjen e pushtetit, e pastaj besa edhe me do dënime tëtjera.

Cdo herë kur përballemi me situate të këtilla që ndjellin luftë, mua mëkujtohet  libriantiluftë i shkrimtarit amerikan, Dallton Trambo–“Johnny Got His Gun”(Xhoni  rroku pushkën) sipas të cilit u bë edhe një film të cilin më të moshuarit do duhej ta mbajnë mend sepse dikur ishte literaturë e domosdoshme për lëvizjet që kundërshtonin luftën e Vietnamit dhe çdo luftë tjetër.

Për të rinjtë që me siguri nuk kanë dëgjuar për Xhonin që kishte rrokë pushkën, ja përmbajtja në pika të shkurtëra: Një ushtar amerikan e mbijeton një eksplodim, por gjymtohet tmershëm.Ai humbë dy duartë dhe këmbët, i humbë sytë, dëgjimin, gojën,nuhatjen, mbetet i palëvizshëm, shurdhëmemec dhe i verbër. Ai përjeton trauma të tmershme psikologjike, nuk di të dallojëëndrën nga realiteti.

Pas disa vitesh të kaluara në atë gjendje, ai fillon të komunikojë me një mjeke përmes alfabetit të Morzeut që e perdor duke i rënë vazhdimisht jastëkut me kokë.Xhoni është një kufomë që akoma mund të mendojë.Ai , aq shumë do të dëshironte t’ju kundërvihet atyre që shkaktojnë luftëra dhe i dërgojnë të rinjtë në fronte të pakuptimta. Aq me dëshirë do ju thoshte: Në këtë botë s’ka asgjë aq të vlefshme për të cilën duhet vdekur dhe unë e di këtë sepse vetë jam i vdekur. Janë gënjeshtarë ata qëthonë se “Duhet vdekur për principe të cilat janë mëtë mëdha se jeta” Sepse, “Nëse është ashtu, pse asnjëherë nuk vdesin vetëata dhe fëmijtë e tyre për ato principe po gjithmonë i dërgojnë të tjerët nëvdekje ?”, thotë Xhoni dhe konstaton se “nuk ka asgjë madhështore te vdekja e parakohshme, madhështore është jeta të cilën ai nuk ka mundësi t’a jetojë…”

Pra, Xhoni është një simbol i luftës kundër luftës që do të mbetet edhe gjatë kohë shumëaktual sepse përherë do ketëluftëradhe  budallenjë që janë të gatshëm të vdesin për interesa të manipulatorëve e kriminelëve.

Po ju lutem nënave, posaçërisht nënave maqedone , të bëjnë kujdes sepse aktualisht në Maqedoni ,fëmijtë e tyre janëtarget i nxitjeve djallëzore që burojnë nga një njeri i vetëm. Fëmijtë e tyre janë ata që po rrahin vajza të mbuluara dhe kosovarë të vetmuar nëpër qytet, ata po pështyejnë gazetarë e intelektualë dhe po brohoritin parulla fashiste. Por, fëmijtë e tyre fare lehtë,nga dhunues të pavetëdijshëm mund të bëhen viktima. Andaj po ju përgjërohem të gjitha nënave, në veçanti nënave maqedonase, le të ndikojnë me dashurinë e tyre te fëmijtë që po ua manipulojnëkeqbërësit.

Jam I bindur se lutja dhe loti i nënës mund të ndikojë të fëmijtë shumë më tepër se nxitja e kriminelëve. Tekefundit, është më mirë që nënat të kalojnë një natë në shtëpi me djemtë e vetë duke e shikuar“Johnny Got His Gun”, se sa t’i presin në dritare të kthehen nga misionet partiake të  pështyerjes a rrahjes të ndonjë njeriu të pafajshëm.Ato, në dukje “shejtanllëqe të vogla”, mund të përfundojnë me tragjedi të mëdha që djegin shpirtin e nënës. Dhe, unë po e ndjej për obligim moral t’ua përkujtoj një gjë tëkëtillë.

Involvimi i fesë

Me keqardhje po konstatoj se në tërë këtë hallakamë që po mbretëron ndër ne, pa takt dhe  pa konsideratë për pasojat që mund të shkaktohen nga paraqitjet e tyre, kanë filluar të defilojnë në skenë edhe priftërinjë, obligimi i të cilëv është të shuajnë zjarre dhe jo t’ju fryejnë.

E kam me Agatangell i cili nëpër “protesta” po merret me ambasadorët e huaj, po e mbronërrezikun e imagjinuar nga shkatërimi i unitaritetit, po idel krah Presidentit të shtetit për veprimet jo logjike që po ibën. Janë këto punë që kursesi nuk itakojnë një klerikut, qoftë ai edhe zyrtar i KOM-it aq shumë të përkrahur nga pushtetit aktual.Unë vetëm dua t’a përkujtoj atëse në këto hapësira kemi qenë dëshmitarë të keqpërdorimit të shpeshtë të fesë nga politika.

Por, kursesi nuk mund të mbetem inferior ndaj “matematikave” tëçoroditura të këtij zyrtari të lartë të KOM, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni. Ai po thotë: “ Po kërkojnë dygjuhësi dhe kantonizim ata që s’janë as 15%…”, njësoj sikur do qarqe antishqiptare e antimuslimane në vend  të cilat po e përhapin këtë tezë një kohë më të gjatë.

Ajo përqindje e dëshiruar nga Agatangell, me numra po i bie diku rreth treqindmijë shqiptarë, mos qofsha i gabuar!?

E pra këtij matematicienti të veshur me petkun fetar, duke theksuar se përerë e kam preferuar kualitetin përpara numrave, po ia përkujtoj se aq shqiptarë sa do dëshironte ai të ketë në Maqedoni, janë dëshmuar zyrtarisht nga KQZse kanëvotuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Nëse, po ashtu zyrtarisht, është thënë se dalja nëvendbanimet shqiptare ka qenë vetëm 50%, gjysma tjetër, për fatin e keq të Agatangellit, numrin e shqiptarëve e shpie diku rreth gjashtëqindmijë. Nëse këtij numri ia shtojmë edhe të miturit shqiptarë qëAllahu i Madhërishëm na i ka falur me bollëk, shqiptarët do duhej t’ia plotësojnë menjëherë dëshirën priftit të shqetësuar dhe tëinsistojnë  të organizohet regjistrimi i popullatës.Për numrin e muslimanëve në përgjithësi nuk po flas këtu, mos po trishtohen këta që merren me numërimet e njerëzve.

Sidoqoftë, kujtoj se roli i priftërinjëve dhe hoxhallarëve në shoqëri do duhej të jetëekskluzivisht i orientuar nga parimet fetare e jo të politikës ditore, pra ata duhet të rrezatojnëpaqe, mirësi, mirëkuptim e tolerancë. Është neveritëse nëse ne lejojmëtë nxitim trazira e pastaj të shërbejmësi dekor nëceremonitë  mortore të atyre qëi kemi nxitur. Një gjë e këtillëështë mohim i Zotit.

Maqedonia është një shtet miniaturë qënuk ka demokraci të konsoliduar,ajo ka probleme të theksuara ekonomike e sociale, një kategori e politikanëve të sajë lere që nuk i kanë tejkaluar ende tensionet e vjetra por përkundrazi, mbijetojnë politikisht duke ishkaktua ato.Shkallëzimi i spirales së provokimit e kundërprovokimit mbetet tereni i tyre i preferuar për lojë. Ndryshe, ata do jenë jashtë lojës.Dhe, do tërheqin pas vehtes edhe teologët që harojnë misionin e tyre të vërtetë, cilësdo fe qëi takojnë.

Nga ana tjetër, pikërisht kjo situatë në të cilën gjendet Maqedoniaështë sikur e porositur për politikanët vizionarë e të mençur, për shoqërinë civile dhe partitë që kanë flakur nacional-shovenizmin nga orientimi i vetë. Trimat dhe guximtarët dëshmohen në kohë të vështira.Unë besoj se pjesa dërmuese e teologëve, muslimanë dhejo muslimanë, janë guximtarë.

Cfarë mendoni, a do e rrokte përsër pushkën Xhoni nga fillimi i këtij teksti ?

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button