Borë në Kodër të Diellit dhe në Mavrovë

Komunikacioni në të gjitha rrugët po zhvillohet rrjedhshëm, kryesisht nëpër rrugë të pastra. 

Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Kodër të Diellit dhe Mavrovë, por nuk paraqesin kurfarë pengese për zhvillimin e komunikacionit. 

Nëpër gryka malesh janë të mundshme shembje të imta, posaçërisht në drejtimet rrugore Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Strazhë, Demir Kapi – Udovë dhe Katllanovës – Veles. 

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” ndodhen në terren dhe rregullisht i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore.

Lajme të ngjashme

Back to top button