Marrëdhëniet Britani-Rusi, Boris Johnson vizitë në Moskë

Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson do të vizitojë Moskën në javët e ardhshme, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus, njofton Top Channel.

Lajmin e ka bërë të ditur qeveria britanike këtë të shtunë.

Kryeministrja Theresa May dhe Johnson e kanë bërë të qartë se politika e Mbretërisë së Bashkuar kundrejt Rusisë do të jetë “aktive por e kujdesshme” dhe se vizita do të zhvillohet duke u bazuar tërësisht në këtë qasje.

Shefi i diplomacisë britanike ka pranuar kështu një ftesë nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov për të vizituar Moskën në javët e ardhshme. Kjo do të jetë vizita e parë e një sekretari të Jashtëm britanik në 5 vitet e fundit.

“Diskutimet do të fokusohen në marrëdhëniet Britani-Rusi dhe çështjet aktuale ndërkombëtare, përfshirë Sirinë dhe Ukrainën, për të cilat kemi qëndrime të ndryshme”, ka deklaruar një zëdhënëse e Foreign Office.

Ajo ka saktësuar se, nuk bëhet fjalë për një rifillim bashkëpunimi mes dy vendeve dhe se Johnson do t’u mëshojë qëndrimeve të Londrës zyrtare.

Detajet sa i takojnë datës dhe kohëzgjatjes së vizitës pritet të caktohen në ditët në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button