Mirela Sula fitoi çmimin “The Best You Awards” (VIDEO)

Psikologja e cila për momentin është kandidate e doktoraturës në shkollën për psikoterapi dhe këshillime psikologjike në Universitetin e Regentsit në Londër, Mirela Sula, e cila ka qenë e nominuar në kategorinë për influencën më të mirë inspiruese është zgjedhur mbrëmë fituese në këtë kategori. Ceremonia e çmimeve “The Best You Awards” është mbajtur në Londër në Banking Hall, njofton Portalb.mk.

Gjatë pranimit të çmimit Mirela Sula, është parë shumë e lumtur dhe e emocionuar gjersa nuk kanë munguar as përqafimet dhe komentet pozitive nga miqtë e saj që ishin të pranishëm në këtë ceremoni por edhe nga fituesit e tjerë.

“Kam mbetur pa fjalë. Mendoj se të gjithë në kemi misione dhe qëllime dhe tashmë që kam arritur disa prej qëllimeve te mia mendoj që është koha që të ndihmojë të tjerët dhe ky çmimi nënkupton shumë për mua, prandaj faleminderit shumë”, është shprehur ajo gjatë pranimit të çmimit.

The Best You EXPO, është ngjarja më e madhe e zhvillimit personal në Mbretëri të Bashkuara që bënë së bashku profesionistë të ndryshëm më qëllim që të mësojnë, të krijojnë një rrjet dhe të participojnë, me qëllim që të edukojnë, frymëzojnë dhe të ndikojnë në transformim të njerëzve.
Fillimisht Mirela Sula e cila është psikologe me profesion, themeloi gazetën “Albanian Woman” në Londër, që u dedikohej grave shqiptare jo vetëm në Angli por kudo në botë. Dhe Pastaj edhe revistën “Migrant Woman” për të vazhduar me “Global Woman” e cila çdo ditë po arrin më shumë suksese. Ka botuar librin “Mos e lër mendjen të ikë”, dhe është edhe fituese e çmimit “Gruaja frymëzuese e Vitit 2015” në kategorinë “Për të drejtat e njeriut”

Mirela Sula disa herë ka treguar vështirësitë që ka pasur kur ishte largua nga Shqipëria për të jetuar në Londër, dhe pastaj edhe për fillimin e vështirë që e pati atje.

“E vërteta është që kur vendosa të iki nga Shqipëria i kisha marrë masat “të vuaja pasojat”. Isha e vetëdijshme që nuk do të ishte aspak e lehtë, dhe shumë kush, miq që jetonin në Shqipëri dhe Angli më paralajmëruan: Mendohu mirë, nuk do ta bësh kurrë jetën që ke aktualisht, sepse do të të duhet t’ia nisësh nga e para. Por siç thonë “Nëse ëndrra që ke nuk të tremb atëherë nuk është e madhe mjaftueshëm”. Mbaj mend javët e para në Londër fillova të kërkoj punë si dado dhe pastruese. Pas një muaji pata sukses të filloj punë si pastruese tek një grua e pasur, por më pushoi menjëherë pasi humba rrugën kur dola për të bërë pazarin. E përjetova shumë keq, dhe atë natë kur humba edhe rrugën për t’u kthyer në shtëpi u ula në një stol, por në vend që të qaja mbylla sytë dhe meditova. Atë natë kuptova se destinacioni im nuk ishte atje ku po e kërkoja. Universi me sa duket kishte bërë plane të tjera për mua ndaj dhe vendosa të pranoj çfarë është nisur për mua” u shpreh Mirela Sula.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button