Raporti i DASH-it për Kosovën thekson nivelin e lartë të korrupsionit e dhunën në Kuvend

Zyra për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë në Departamentin Amerikan të Shtetit ka lëshuar Raportin e Shteteve për Praktikat për të Drejtat e Njeriut për vitin 2016, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Ky raport bëhet me qëllim të përmirësimit të respektimit të të drejtave të njeriut në më shumë se 200 shtete, përfshirë shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të tjerat jashtë OKB-së.

Sa i përket Kosovës, SHBA vlerëson se “një nga problemet më të mëdha ishte pengimi i Kuvendit, herëpashershëm i dhunshëm nga deputetët opozitarë, që në mënyrë të hapur bllokonin debatin e lirë dhe kalimin e ligjeve”.

“Korrupsioni në nivel publik dhe në sektorin privat bashkë me mungesën e dënimeve për veprat korruptive mbeten problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut”, thuhet në Raport. “Dhuna në shoqëri dhe diskriminimi institucional ndaj disa anëtarëve të disa komuniteteve religjioze: minoriteve etnike, grave, personave me nevoja të veçanta dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI përbën shqetësimin e tretë”, thuhet në Raport.

Ky raport thotë se në Kosovë ka keqtrajtim të të burgosurve si dhe sistemin gjyqësor joefikas. Në raportin për burgje, DASH përmend edhe rastin e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që ndërroi jetë në nëntor në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në si i dyshuar për sulmin e gushtit në Kuvend të Kosovës.

Shkelje tjetër e të drejtave të njeriut në Kosovë, sipas SHBA-së, konsiderohet edhe “kufizimi i lirisë fetare përfshirë sistemin e regjistrimit, vandalizimin që përsëritet në pronat fetare dhe kufizimet e lirisë për pelegrinët ortodoksë serbë”.

Kërcënimi i mediave nga disa zyrtarë është shkelje tjetër e vënë re nga DASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button