RDK-ja, vendos të garojë e vetme në zgjedhjet e prillit

Në mbledhjen e kryesisë qendrore të RDK-së, të udhëhequr nga kryetari Rufi Osmani me unanimitët të plotë u vendos që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare RDK-ja do të garojë me listat e saja në njësitë zgjedhore ku elektorati shqiptarë është në shumicë ose në numër të konsiderueshëm.

Kryesia qendrore përjashton mundësinë e bashkëpunimit me BDI-në dhe PDSH-në, që i konsideron si satelitë të dëshmuar të VMRO-DPMNE-së dhe si parti politike që kanë de legjitimuar përfaqësimin e shqiptarëve në nivele brengosëse.

Kryesia qendrore e RDK-së, përkrahje të veçantë do ti kushtojë kandidatit të sajë favorit për deputet nga Evropa, Enver Osmanit. Një delegacion me në krye Rufi Osmanin do të bëjë promovimin e kandidatit të saj në  Zvicër, Austri, Gjermani, Itali, Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë.  

RDK autorizoi kryesinë qendrore që në bashkëpunim me kryetarët e degëve të RDK-së të fillojë bisedimet me struktura civile dhe personalitete me autoritet publik për tu kyçur në listat zgjedhore të RDK-së në funksion të përfaqësimit cilësor të popullit shqiptarë në zgjedhjet parlamentare.            

Kryesia qendrore obligoi kuvendet e degëve të RDK-së që në një procedurë demokratike të nominojnë kandidatët potencial më se voni deri më 20 mars 2014, ndërsa verifikimi përfundimtar i listës me propozim të kryesisë qendrore do miratohet nga Kuvendi qendror i RDK-së.   

Kryesia qendrore themeloi shtabin qendror zgjedhor të kryesuar nga Artan Dika dhe Vesel Memedi dhe komisionin për përpilimin e programit zgjedhor nën udhëheqjen e Izet Zeqirit dhe Brikend Hazirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button