AAK propozon rezolutë dhe debat në parlament për Haradinajn

Grupi Parlamentar i AAK-së, ka njoftuar se do të thërras një debat në Kuvendin e Kosovës ku do të propozhet një rezolutë në lidhje me rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë, transmeton Zëri.

Ata shpresojnë që kjo rezolutë, do të përkrahet nga të gjithë deputetët pa dallim.

“Në këtë kuadër, ne si Grup Parlamentar i AAK-së do të thërrasim një debat në Parlamentin e Kosovës e do të propozojmë një rezolutë e cila shpresojmë që për dallim nga hera e kaluar do të ketë mbështetjen e të gjithëve padallim”, thuhet në njoftim.

Lexo komunikatën e plotë:

Ndalimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj që nga data 4 janar i këtij viti është njëra nga këto zhvillime aspak në të mirë të Kosovës, rajonit dhe stabilitetit të tyre.
Shfaqja e pakënaqësisë nga të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku ata jetojnë e veprojnë është dëshmi dhe do të duhej të ishte shtytje për institucionet e Kosovës që të jenë më këmbëngulëse në kërkesën që sa ma parë ish-kryeministri Haradinaj të lirohet dhe t’i kthehet Kosovës.
Poashtu institucionet e vendit do të duhej që sa ma parë të rishqyrtojnë komunikimin me Serbinë i cili po zhvillohet në Bruksel, pa kushte e pa platformën e duhur.
Institucionet e Kosovës do të duhej t’ia bënin me dije Brukselit se nuk mund të ketë dialog përderisa Serbia nuk ka ndryshuar aspak nga e kaluara kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqiptarët.
Në këtë kuadër, ne si Grup Parlamentar i AAK-së do të thërrasim një debat në Parlamentin e Kosovës e do të propozojmë një rezolutë e cila shpresojmë që për dallim nga hera e kaluar do të ketë mbështetjen e të gjithëve padallim.
Ndarjet politike kanë bërë që Kosova dhe qytetarët e saj të harrohen, sepse nga disa me e rëndësishme po duket të jetë të qenit komodë në pushtet se mbrojtja e vendit dhe njerëzve tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button