Pens e ka përdorur postën personale elektronike derisa ka qenë guvernator i Indianës

Nënpresidenti amerikan Majk Pens e ka shfrytëzuar mejlin e tij personal për qëllime zyrtare derisa e ka ndërmarrë detyrën guvernator i shtetit Indiana, kumtoi zyra e tij, e cituar nga mediat britanike.

Informacionin fillimisht e ka zbuluar gazeta “Indianapolis star”. Sipas gazetës, Pens e ka shfrytëzuar mejlin e tij personal për shqyrtim të çështjeve të besueshme dhe problemeve të sigurisë së brendshme.

Gazeta kumtoi se verën e kaluar është hakuar akaunti i tij personal.

Gjatë fushatës parazgjedhore Pens e ka kritikuar kandidaten për presidente, Hilari Klinton, për shkak të shfrytëzimit të mejl severit të saj personal, derisa ka qenë në funksionin e sekretares amerikane të Shtetit. Ai atëherë thoshte se në këtë mënyrë ajo nën kërcënim e ka vendosur sigurinë nacionale.

Ligjet në shtetin Indiana,  nuk u ndalojnë nëpunësve shtetërorë të shfrytëzojnë mejle personale, kumtoi gazeta “Indianopolis  star”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button