Protesta në Prishtinë, kërkohet lirimi i kreut të AAK-së (Video)

Protesta e zhvilluar në sheshin “Skëndërbe” në Prishtinë në përkrahje të Ramush Haradinajt i ka bërë bashkë të gjithë pa dallime partiake.

Mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh në protestë paqësore pas shtyerjes së vendimit për ish komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinajn, transmeton Top Channel.

Anëtarët e shoqërisë civile, deputetë të PDK-së, Vetëvendosjes, dhe të gjitha partive të tjera u vendosen ne rreshtin e pare te tubimit. Protesta u thirr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndersa u perkrah edhe nga forcat e tjera politike opozitare si dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

I pranishëm në tubim ishte dhe miku i shqiptareve, Ish shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. “Ajo që po ndodh me heroin e Kosovës në Francë është një turp”, u shpreh Walker. Aktivistja e shoqërisë civile Besa Luzha, kujtoi se qytetarët e Kosovës janë të indinjuar nga fakti që një vend mik si Franca mori parasysh urdhërarrestet e mbushura me gënjeshtra të Serbisë, ndërsa akuzoi dhe institucionet e Kosovës për ngathtësi në trajtimin e këtij rasti.


“Dy herë është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, ndërsa presim që të lirohet për herë të parë dhe të fundit”, deklaroi Luzha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button