Rasti “Kumanova”, policia akuzohet si e përfshirë

Kenan Isein, i akuzuar në rastin “Lagja e Trimave”, para trupit gjykues denoncoi përfshirjen e një inspektori policor me emrin Armend në inskenimin e këtij rasti, njofton TVM2.

Siç tha ai, kishte mbajtur grupin në shtëpi për dy ditë, pasi grupi i ishte imponuar, kishte ardhur në shtëpi dhe i kishte thënë Iseinit se deshi apo nuk deshi ai ata do të qëndrojnë aty vetëm sa për të pushuar.

Sipas dëshmisë së tij, inspektorin e ka dërguar Mirsad Ndrecaj që t’i ndihmojë gjatë transportit nga fshati Hotël deri në Kumanovë.
“Armendi më tha t’i mbajë edhe një natë në shtëpinë time, unë i thash jo dhe nëse do le t’i mbajë në shtëpinë e tij. Ai më tha se shumë policë janë të përfshirë. Po si me uniforma të policisë i thashë?! Ai më tha shumë, thjeshtë e heqim uniformën e policisë e vendosim të UÇK-së. Për Armendin e di se është inspektor për vjedhje”,- deklaroi Iseni. Në dëshminë e tij ai thotë se derisa Armendi ishte brenda, Sevadil Miftari ka dalë dhe ka folur me personin tjetër jashtë. Pasi është kthyer ai ka thënë: “kjo është lojë”. “Nëse e ka ditë këtë punë Shenasi Memedi, d.m.th. e ka ditur e gjithë Maqedonia”.

Ndërkohë, i akuzuari, Demë Shehu, ndërhyri me pyetjen se a e ka parë Armendin kur është arrestuar.

“Po, e kam parë në stacion. Më kërcënoi të mos flasë. Është i gjatë, biond”,- u përgjigj Iseni.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit, Qenan Iseni, vlerëson se nga kjo dëshmi shihet qartë se MPB dhe Njësia Speciale ka qenë e njoftuar jo vetëm me lëvizjen e grupit, por edhe vendqëndrimin, por edhe kanë marrë pjesë në skenarin e transportimit të grupit deri në Kumanovë.

“Sot dha dëshmi i akuzuari, Qenen Iseni, dhe ai tregoi edhe me emër participimin edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka qenë në shtëpinë e këtij personi kur ka qenë grupi në shtëpinë e këtij personi, i ka parë dhe ka biseduar me grupin dhe ka insistuar që të rrinë edhe një natë te i akuzuari, Qenan Iseni”,- u shpreh avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Avokatët mbrojtës gjithashtu akuzuan kryetarin e trupit gjykues se po mban anën e prokurorit.

“Në kuptimin e vetë udhëheqjes së procedurës, Prokuroria dhe mbrojtja janë të barabartë, gjykata është ana neutrale që nuk ka të drejtë të përzihet dhe t’i sugjerojë prokurorit kundërshtimin në momentin kur gjykata mendohet se duhet të bëhet kundërshtim. Nëse prokurori nuk bën kundërshtim në pyetje të caktuara të mbrojtjes ajo pyetje kalon dhe përgjigja e asaj pyetje duhet të lejohet sipas kodit të procedurës penale”,- u shpreh avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Gjykatësi vetëm duhet të vendos a pranohet ose jo kundërshtimi i prokurorit ose palës mbrojtëse, e jo të anojë në anën e prokurorit, thotë avokati mbrojtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button