Megjashi: Prezenca e fëmijëve në protesta mund ta rrezikojë sigurinë e tyre

Ambasada për fëmijë Megjashi reagon ndaj dërgimit të fëmijëve në protesta, duke theksuar se ekziston rrezik potencial nga paraqitja e dhunës që do ta rrezikojë sigurinë e tyre, madje edhe kur protestat në përgjithësi janë jo të dhunshme, transmeton MIA.

“Mund të jenë përvojë traumatizuese për fëmijët, posaçërisht për shkak bërtitjeve, prezencës së policëve të armatosur, numrit të madh të njerëzve të panjohur në të njëjtën kohë… Qëndrimi i Megjashit është se fëmijët nuk duhet të dërgohen në protesta, por nëse prindi në përgjegjësinë e tij vendos ndryshe, atëherë duhet të qëndroj më anash nga rrëmuja, në vende ku ekziston rrezik më i vogël nga dhuna eventuale dhe trazirat”, thekson Megjashi në kumtesë deri te mediat.

Ambasada e fëmijëve thekson se fëmijët kanë të drejtë në shoqërim, shprehje të lirë dhe protestë të qetë dhe se Kushtetuta e RM-së e garanton të drejtën e qytetarëve, përfshirë edhe fëmijët në protestë të qetë dhe publike. Por apelojnë deri te prindërit ta vlerësojnë rrezikun dhe të mos lejojnë fëmijët të jenë lëndë manipulimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button