PLD: Qytetarët të mos u nënshtrohen manipulimeve

Partia Liberal-Demokratike shpreh shqetësim për situatën politike dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë, pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që të mos e jap mandatin për formim të qeverisë.

PLD vlerëson se në këtë moment më me rëndësi se të gjitha është që qytetarët të mos bien në manipulimet dhe nxitjet e dhunës, as në bazë politike e as në bazë etnike.

“Vullneti i qytetarëve i treguar më 11-të dhjetor është i qartë, ndërsa ai është se duan ndryshim të pushtetit. Për këtë, bëjmë thirrje për qetësi dhe krerë të ftohta, sepse Maqedonisë i duhet paqe dhe zhvillim ekonomik,  e jo ndarje të reja dhe lufta”, theksojnë PLD në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button