DBM i fton deputetët që ta vazhdojnë seancën konstituive në Kuvend

Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë i fton qytetarët e Maqedonisë që të sillen me mençuri dhe përgjegjësi, ndërsa deputetët ta vazhdojnë seancën konstituive në Kuvend dhe aty të diskutohen programet për Qeverinë, njofton Portalb.mk.

“Jo-transparencat, sekretet, shumë herë edhe me ndërmjetësimet e faktorëve të jashtëm dhe vendimet e ofruara të tyre, vetëm e kanë dëmtuar shtetin e vogël Maqedoninë. Çdo vendim që nuk është i bazuar në opinionin publik të popullit dhe me debat të shëndosh, çon në de-stabilizim dhe në pasiguri”, thonë nga DBM-ja.

DBM i fton deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që menjëherë ta vazhdojnë seancën konstituive, t’i ftojnë partitë politike në mënyrë transparente t’ua prezantojnë propozim-programin për qeveri dhe nëpërmjet debatit parlamentar të diskutohen dhe të vendosen qëndrimet dhe opsionet për të ardhmen e vendit.

Mosdhënia e mandatit për formimin e Qeverisë nga ana e kryetarit Ivanov, sipas DBM-së, duhet të shërbejë si nxitje për liderët partiak të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së të përgjigjen për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet shteti, duke treguar shtetësi dhe patriotizëm përmes bisedave direkte në Kuvend dhe lëshimin e një deklarate të përbashkët për mbrojtje të plotë në unitetin dhe në kushtetutshmërinë e Republikës së Maqedonisë.

“Në të kundërtën, konspiracioni, sekreti i bisedimeve dhe marrëveshjeve të partive politike dhe presionet e faktorëve të jashtëm në çështjet e brendshme në shtet mund të çojnë në pasoja të padukshme jo vetëm për Maqedoninë por edhe për Ballkanin dhe rajonin në përgjithësi”, thonë nga DBM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button