Jankullovska: Nuk di gjë për ‘Komitët’

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska tha se nuk është në dijeni të thirrjeve raciste të grupit të tifozëve “Komitët” të cilët mbrëmë nëpër rrugët e Shkupit para syve të policisë brohorisnin parulla antishqiptare dhe kërkonin Maqedoni të pastër etnike. Jankullovska tha se deri tek MPB nuk ka arritur asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje, transmeton Alsat-M.

‘‘Denoncim për kështu ngjarje deri në këtë moment nuk ka, por nëse ju keni çfarë do informacioni ose dëshmi të cilat shkojnë në favor të pyetjes suaj, ne u qëndrojmë në dispozicion që ato seriozisht të analizohen pasi ne si MPB jo vetëm që ashpër e gjykojmë fjalorin e urrejtjes dhe nxitjen e jo-tolerancës së çfarë do lloji, por ne iniciuam edhe një procedurë e cila u përkrahë nga parlamenti, e ka të bëjë në përforcimin e kornizës ligjore lidhur me sjelljen gjatë ndeshjeve sportive, përkatësisht sjelljes së grupeve të tifozëve’, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Jankullovska gjithashtu tha se me regullativën e re ligjore që është miratuar nga parlamenti, grupet e tifozëve që do të shkelin qetësinë publike do të sanksionohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button