Arifi në takim me Stafanson
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot e priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Mats Stafanson si dhe zëvendësin e tij, Anton Irekvist.
Në takim u bisedua për çështjet e përgjithshme politike, për rrjedhën e aktiviteteve të deri tanishme dhe parashikimet për finalizimin e procesit të formimit të qeverisë.
Në këtë kontekst, ambasadori suedez shprehu mbështetjen e plotë për formimin e një qeverie të re në një kohë sa më të shkurtër, e cila do të angazhohet në proceset reformatore në vend dhe drejt integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.
Poashtu në takim u bisedua edhe mbi mbarëvajtjen e aktiviteteve nën kompetencë të pushtetit lokal.