Bisedime ushtarake Britani – Rusi për uljen e tensioneve

Zyrtarë të lartë ushtarakë të Britanisë dhe Rusisë e kanë mbajtur një takim mbrëmë në Moskë, që synonte evitimin e përplasjeve dhe uljen e tensioneve, që kanë arritur në pikën më të lartë prej Luftës së Ftohtë, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Zëvendës-shefi i shtamadhorisë së Rusisë, Aleksandr Zhuravlyov, dhe kolegu i tij britanik, Gordon Messenger, “kanë diskutuar për gjendjen dhe perspektivën e ripërtritjes së bashkëpunimit ushtarak”, ka njoftuar Ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Vlerësohet se ky ishte njëri nga takimet e rralla ndërmjet zyrtarëve ushtarakë të të dy vendeve kohëve të fundit.

Lidhjet ndërmjet dy shteteve janë përkeqësuar pas marsit të vitit 2014, kur Rusia e aneksoi Krimenë e Ukrainës dhe pas interveenimit ushtarak të Rusisë në Siri, në vitin 2015.

Ministria e mbrojtjes e Britanisë ka vlerësuar se takimi “ishte një mundësi e rëndësishme në aspektin e menaxhimit të situatës dhe evitimit të rrezikut gjatë aktiviteteve tona përkatëse mbrojtëse”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button