Dënim me burgim të përjetshëm për kryesin e vrasjes së dyfishtë në hotelin “Imperator” në Ohër

Gjykata themelore nga Ohri sot e konfirmoi dënimin “burgim i përjetshëm” për Bojan Petreskin nga Ohri, i dënuar për vrasje të dyfishtë që ndodhi në objektin hotelierik “Imperator” në Ohër në gusht të vitit 2014.

Petreski në shkallë të parë ishte dënuar me dënimin me burgim të përjetshëm nga Gjykata themelore në Ohër për vrasjen e Romeo Gjizelloski (38) dhe Vasil Risteski (56).

Në vendimin e shpallur sërish sot Gjykata e shpalli fajtor Petreskin edhe për veprën e dytë për të cilën ishte ngarkuar “posedim i palejuar i armës dhe materialeve shpërthyese”, për çka i caktoi dënim me burg prej pesë viteve, përkatësisht dënim të përgjithshëm – burg të përjetshëm.

Përndryshe, gjykimi i sërishëm u mbajt me kërkesë të Gjykatës së Apelit, për shkak të vërejtjes së mbrojtjes së të akuzuarit se gjatë shqiptimit të parë të dënimit nuk ishte marrë parasysh ekspertiza mjekësore-gjyqësore e gjendjes psikologjike të të akuzuarit.

Këshilli gjyqësor në gjykimin e sërishëm vlerësoi se tërësisht ishte marrë parasysh ekspertiza profesionale e cila ka treguar se i akuzuari në kohën e kryerjes së veprës ka qenë i shëndoshë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button