Fytyra e Andrew Garfield kur ish-e dashura fiton Oscar është gjithë ndjenja

Ishi i mbetur mik, Andrew Garfield, ka thënë në fillim të këtij sezoni çmimesh që, përveçse e do ende Emma Stone, pa e saktësuar nëse e do në mënyrë platonike apo romantike, ai është fansi i saj  numër një. “Do flas për vete: Unë jam fansi i saj më i madh si artiste”, ka thënë ai për Vanity Fair në januar. “Jam vazhdimisht i frymëzuar nga puna e saj. Jam vazhdimisht i frymëzuar nga mënyra si e menaxhon dhe e mban veten. Për mua, ka qenë një gëzim i madh të shihja suksesin dhe lulëzimin e saj për t’u bërë kjo aktore që është sot. Dhe ka qenë gjithashtu e mrekullueshme që kemi pasur këtë lloj mbështetjeje për njëri tjetrin. Nuk është asgjë më shumë sesa diçka e bukur.”

Dhe kështu kur ajo u shpall fituese e Aktores më të Mirë Oscar, Garfield u emocionua. Ai dukej i prekur, gjatë fjalimit të saj:

Ky nuk ishte moment i vetëm i tyre në ceremoni. E! raporton që gjatë pushimit të reklamave, Stone shkoi te Garfield, i cili po fliste me të atin. Ajo ua ndërpreu bisedën për t’i dhënë Garfield “një përqafim të fortë” para se të kthehej te vendi i saj. Super cute:

Ata të dy e përfunduan natën në after party e Vanity Fair, ku Garfield kishte mundësinë ta uronte personalisht…dhe ndoshta të hidhte një hap drejt ribashkimit që të gjithë duan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button