Panair për ndërtimtari dhe patundshmëri në Shkup

Prej sot deri më 4 mars në tre salla të Panairit të Shkupit, do të mbahet Panairi i 14-të ndërkombëtar për ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizëm ndërtimor dhe 7. RealExpo – Panair ndërkombëtar i patundshmërive.

Në Panairin e ndërtimtarisë do të ofrohen produkte dhe shërbime për punë, mirëmbajtje, modernizim, riparim dhe pajisim të objekteve dhe pronave.

Qëllimi i Panairit të ndërtimtarisë është që ta mbajë dhe promovojë rritjen e kësaj dege ekonomike dhe t’u ofrojë vizitorëve qasje direkte deri te kompanitë më të mira, të cilat funksionojnë në këtë sektor.

Pritet që panairin ta vizitojnë edhe një numër i madh i ekspertëve, të cilët do të kenë mundësi të njoftohen me trendet e reja në ndërtimtari.

Në Panairin e patundshmërive RealExpo – do të marrin pjesë kompani, të cilët do t’i ekspozojnë ofertat e tyre për objekte banimi, ndërsa vizitorët do të mund të shqyrtojnë opus të madh të banesave, si një nga vendimet më të rëndësishme jetësore.

Gjatë panairit, ekspertë nga fusha e efikasitetit energjetik do t’i prezantojnë masat dhe përfitimet nga vendosja  e sistemeve dhe metodave për kursim energjetik.

Promovimi i efikasitetit energjetik në Panairin e ndërtimtarisë mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë përmes Programit për rritje të punësimit tregtar (IME – Increasing Market Employability). Bëhet fjalë për program të Agjencisë zvicerane për zhvillim të bashkëpunimit (SDC) e implementuar nga partneri udhëheqës Swisscontact, në bashkëpunim me partnerin lokal PREDA Plus.

Çmimi i biletës për vizitorët do të jetë 80 denarë, ndërsa për vizitë grupore është 40 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button