Shehu: ja si ndodhi sulmi në Gushincë, Jankullovska dhe Mijallkov orkestrues të masakrës së 9 majit

Gjatë seancës së sotme për rastin e Kumanovës, Demë Shehu poashtu pranoi se ata (Valdet Zekaj, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj dhe Sami Ukshini) e kanë sulmuar kullën në Gushincë, dhe shpjegoi se me lehtësi kanë hyrë në Maqedoni nëpërmjet vendkalimit ilegal dhe në mënyrë po aq të lehtë janë kthyer në Kosovë, pasi kanë kryer sulmin, raporton TV “Shenja“.

Shehu shpjegoi se qëllimisht e kanë lënë njërin prej policëve, me duar zgjidhur, në mënyrë që t’i liroj të tjerët pasi të kenë ikur. Ai tha se nuk i kanë malltretuar policës, ashtu siç ishte raportuar.

Njësoj sikurse Sami Ukshini, edhe Shehu tha se ka vërejtur se dikush po i përcjell dhe kanë insistuar që ata të largohen por Begu dhe Mirsadi, kishin insistuar se ata janë të sigurt aty ku janë:.

“Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, lerë që e kanë orkestruar masakrën e 9 majit, por ata janë, gjakpirësit edhe të shqiptarëve dhe të maqedonësve, por jo dhe njerëz”, tha Shehu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button