Mot i freskët dhe me shi gjatë fundjavës

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët, me periudha të shkurtra me diell dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Më të bujshme reshjet do të jenë në pjesën juglindore të vendit ku pritet të ketë rreth 10 litra në metër katror shtresë ujore. Do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej minus dy deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej tetë deri 13 gradë Celsiuz.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë në dy gradë, ndërsa e ditës do të ngritët deri 13 gradë Celsiuz.

Gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe relativisht i freskët për këtë periudhë të vitit, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në disa vende më të larta të vendit edhe reshje të shiut dhe borës, ndërsa nëpër male do të ketë reshje të borës. Gjatë fundjavës era do të përforcohet nga drejtimi verior dhe do të shkaktojë rënie shtesë të temperaturave në fillim të javës së ardhshme.  

Lajme të ngjashme

Back to top button