Tmerr! Një makinë futet në hapësirën e festivalit në SHBA, 28 të plagosur (Video)

Një person në qytetin New Orleans të shtetit Louisiana, në SHBA, ka hyrë me makinën e tij drejt një grubulli njerëzish të cilët ndiqnin një festival rruge, raporton Anadolu Agency (AA).

Makina e cila hyri në masën e njerëzve që ndiqnin festivalin tradicional Mardi Gras, u bë shkak për plagosjen e 28 personave.

Ndërsa zyrtarët e policisë thanë se nuk kanë të bëjnë me një sulm terrorist dhe se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit.

Nga ana tjetër thuhet se 21 persona nga 28 të plagosur janë dërguar për mjekim në spital, ndërsa disa prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button