Malajzia do të japë urdhërarrest për Hbon Kuan-son, ja pse

Autoritetet e Malajzisë sot kumtuan se do të japin urdhër arrest për diplomatin e Koresë Veriore Hbon Kuan-son, nëse ai nuk pranon të shfaqet në seancë dëgjimore në lidhje me vrasjen e Kim Xhong-nam, gjysmëvëllai i liderit të Koresë veriore Kim Xhong-un.

“Diplomatit do t’i jepet afat ‘i arsyeshëm’ që të paraqitet vullnetarisht në polici, para se ajo të ndërmarrë veprime të mëtutjeshme dhe ta detyrojë të bashkëpunojë me autoritetet malejziane”, deklaroi Abdull Samah Mat, shef i policisë në shtetin Selangor.

“Nëse ai refuzon të bashkëpunojë në hetim dhe nuk paraqitet në thirrjen, ne do ta marrim hapin e ardhshëm dhe do të marrin nga Gjykatë urdhër për arrest”, theksoi Mat.

Të mërkurën, autoritetet e Malajzisë kumtuan se dëshirojnë ta marrin në pyetje Hbon Kuan-son (41) – sekretari i dytë në Ambasadën e Koresë Veriore në Kuala Lumpur, në lidhje me vrasjen e gjysmëvëllait të liderit të Koresë Veriore Kim Xhong-un, i cili u helmua më 13 shkurt me agjentët nervorë “Vi Eks”, që klasifikohen nga KB-ja si armë për shkatërrim masiv.

Hetohet pas tetë koreanoveriorëve në lidhje me këtë vepër, duke e përfshirë edhe diplomatin.

Njëri prej tyre është arrestuar nga ana e policisë në Malejzi, katër arritën të ikin në Korenë Veriore, ndërsa dy të tjerë ende janë në Malajzi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button