Basha-drejtorit të RTSH-së: O pleh, do të tërheqim zvarrë!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka ashpërsuar gjuhën në ditën e 7 të protestës opozitare para Kryeministrisë. Basha iu drejtua drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi me fjalët “O pleh do të tërheqim zvarrë” ndërkohë që bëri thirrje për akte të tilla si shpuarje gomash e thyerje dritaresh, transmeton Shekulli.

“Ne me këngë dhe me akte paqësore, ata me pushime nga puna dhe kërcënime. Thoma Gëllçi, o pleh do të të tërheqim zvarrë nga Televizioni Shqiptar. Ora jote po vjen, ora e çdokujt që abuzon me shqiptarët, zvarrë do të hiqesh nga ai post ku të kanë vënë për t’i shërbyer interesave të korruptuara. Ta di mirë çdo kush që godet qytetarët, që godet protestën se do t’i marrim zvarrë në këtë shesh.

Doni luftë, luftë do të ketë. Qytetarët do të fitojnë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuni dritaret, nxirrini nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja. Ngrihuni, protestoni, reagoni.

Askush të mos kujtoj se kjo është lojë dhe se po luajmë me popullim, t’i bëjnë mirë llogaritë mirë, përndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim”, tha Basha mes qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button