Dialogu i nivelit të lartë Shqipëri-BE, Fyle në Tiranë

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ai do të jetë i pranishëm në takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Bëhet me dije se rreth orës 08.30, Fyle zhvillon një takim me Kryeministrin Edi Rama, rreth orës 09.10 zhvillon një takim me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe në orën 10.45 do të mbahet tryeza e dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Po ashtu mësohet se në orën 13.00-13.30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kryeministri Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle.

Lajme të ngjashme

Back to top button