Meksika fuqishëm do të mbrojë interesat e saj në negociatat me SHBA-në

Meksika fuqishëm do të mbetet në mbrojtje të të gjitha interesave në negociatat me SHBA-në, deklaroi presidenti meksikan Enrike Penja Nieto.

Në takim  me sekretarin amerikan shtetëror Reks Tilerson dhe ministrin e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së Xhon Keli, që janë për vizitë në Meksikë, Penja Nieto theksoi se detyra kryesore e Qeverisë së tij është mbrojtja e meksikanëve, që vijnë në territorin amerikan dhe mbrojtja e të drejtave të tyre.

Presidenti meksikan i theksoi bisedimet si shenjë e dëshirës për vendosjen e marrëdhënieve konstruktive.

Tilerson dhe Keli i theksuan lidhjet e forta tradicionale në marrëdhëniet bilaterale dhe  premtuan dialog të mëtejshëm për çështjen e emigrimit, sigurisë dhe tregtisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button